Një i ri është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të kryera dhe përdorim të substancave narkotike.
25-vjeçari me iniciale G. C. banues në Vlorë akuzohet se ka vjedhur automjete dhe uniforma policie, të cilat i fshihte në garazh. Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe sekuestruan dy automjete të vjedhura gjatë muajit Dhjetor dhe Janar, si dhe një sasi prej 2 kilogramë e 270 gramë lëndë narkotike.
Detaje të Policisë së Vlorës:
I gjenden automjete të vjedhura, uniforma policie dhe lëndë narkotike në garazh. Shpallet në kërkim autori i dyshuar (pronari i objektit) shtetasi G.C., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka ushtruar kontroll në një garazh në lagjen “Bashkimi” në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim, ku janë gjetur 2 automete; Land Rover me targë AA 001 JU dhe Volksëagen Golf me targë AA 572 FM.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këto mjete rezultojnë të vjedhura në Dhjetor të 2016-ës dhe në Janar të 2017-ës.
Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 veshje policie (uniforma), si dhe një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg e 270 gr, e dyshuar si Cannabis Sattiva Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit G.C të shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post