02:05 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vihet në pranga 43-vjeçari në Sauk pasi u kap me kokainë, sekuestrohen para dhe automjeti që përdorte

10:15 | 13/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vihet në pranga 43-vjeçari në Sauk pasi u kap me kokainë, sekuestrohen para dhe automjeti që përdorte

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Sauk pasi u kap me sasi lënde narkotike kokainë. D.B., banues në Tiranë u gjet me sasi kokaine me vete gjatë kontrollit nga policia.

Përveç lëndës së sekuestruar, policia gjeti në automjetin e tij 5350 euro, 2800 franga dhe 10 mijë lekë të rinj. Së bashku me automjetin ata u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas e ndante sasinë në doza dhe më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”. Goditet nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndës narkotike.

Vihet në pranga 43-vjeçari që u kap në flagrancë në Sauk, me sasi lënde narkotike kokainë.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike, si dhe automjeti që përdorte ky shtetas.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike kokainë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve operacionale, në Sauk, u lokalizua dhe u ndalua automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 43-vjeçarit dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. B. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

Pas

Durrës/ Vihet në pranga një 39-vjeçar, shfrytëzonte për prostitucion një shtetase

Para

Policia e Kosovës gjen fletushka në veri që bëjnë “thirrje për rezistencë”

Para
Policia e Kosovës gjen fletushka në veri që bëjnë “thirrje për rezistencë”

Policia e Kosovës gjen fletushka në veri që bëjnë “thirrje për rezistencë”

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.