Një 34-vjeçar shqiptar i kërkuar nga autoritet belge është vënë në pranga pak ditë më parë. Mësohet se Ermal Gjergji i cili është pjesëtar i një grupi kriminal shqiptar është zbuluar se qëndronte me një gardiane burgu në Lantin.
34-vjeçari, dyshohet se ishte anëtar i një bande mafioze shqiptare dhe ishte një nga krerët e trazirave në burgun e Lantinit në vitin 2020. Së bashku me katër të burgosur të tjerë, ai sulmoi gardianët.
Tre oficerë u dërguan në spital më pas ndërsa të burgosurit ishin fshehur në një çati pas një incidenti në oborr. Disa të arrestuar tentuan të ngjiteshin në një mur dhe njëri prej tyre u plagos kur u rrëzua. Kur rojet mbërritën atje, disa të burgosur i sulmuan.
Pas këtyre ngjarjeve, Ermal Gjergji u dërgua në një tjetër qendër paraburgimi në Tournai, ku do të vuante një dënim prej 30 muajsh pas këtyre trazirave. Gjergji u dënua për konspiracion kriminal, pengmarrje, zhvatje e deri edhe vjedhje.
Gjergji u arrestua disa ditë më parë kur nga kontrolli i policisë rezultoi se ndaj tij ishte ende aktiv një urdhër-arresti. Me arrestimin e tij, u zbuluar se shqiptari kishte qëndruar me E., një grua rreth të 50-ave, e cila prej më shumë se 20 vitesh punon si roje burgu në qendrën e paraburgimit të burgut Lantin.