Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, një 51-vjeçar nga pakujdesia i ka vënë flakën dyshekut të 75-vjeçares.
Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Ndërkohë që rrezikon burgim deri në tre vite.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 24.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.B, vjeç 51, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e nënës S.B vjeç 75 ka ndezur një shkrepëse për të djegur disa letra dhe aksidentalisht është djegur dysheku. Neni 161 i Kodit Penal” thuhet në njoftimin e policisë.
Pas ngjarjes policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, vepër kjo për të cilën parashikohet gjobë ose burgim gjer në tre vjet
(S.SH/Shuplaka)