20:28 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Vija e kuqe”, Ndreu i përgjigjet Bashës dhe paralajmëron tërmet politik: Edhe brenda maxhorancës shumë të penalizuar, fillon në shtator

20:57 | 01/09/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vija e kuqe”, Ndreu i përgjigjet Bashës dhe paralajmëron tërmet politik: Edhe brenda maxhorancës shumë të penalizuar, fillon në shtator

Ligji për teatrin duket se do të fusë përsëri në sherr politikësh shqiptare, pas paralajmërimit të kreut demokrat Lulzim Basha se nëse ai ligj miratohet sërish, “shkelet vija e kuqe”.

“Të tërhiqet menjëherë pa bërë gëk mëk. Shansin ia ka dhënë Presidenti me kthimin e ligjit. E përshendes personalisht këtu kreun e shtetit. Të tërheq ligjin Fusha, mos t’i shkojë ndërmend ta sjellë në seancë se do të përballet me pasojat më të paparashikueshme. Do të jetë shpallje e konfrontimit dhe e përplasjes civile”, paralajmëroi Basha.

Por deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i pyetur në ‘Fax News’ në lidhje me këtë paralajmërim të Bashës, u shpreh se shumica është maxhoranca dhe ajo i merr vendimet.

“S’merrem me vijat e kuqe të Lulzim Bashës, lideri i opozitës është në minorancë, për sa kohë njerëzit kanë votuar PS-në, vendimet i marrim ne. Ne jemi mxhorancë dhe kemi për detyrë që këtë vend ta zhvillojmë me konceptin dhe vizionin tonë i cili ka treguar se është në diferencë me të tjerët.

PS është të implimentojë strategjinë e zhvillimit të vet, nëse nuk është e mirë do të gjykohet nga populli, keto rëniet e gjoksit se unë bëj..kush do ta bëjë skenarin ogurzi, për cfarë, kush do ta bëjë, po bëhet një teatër modern, tani do bësh teatër apo do ruash godinën, unë e kam parë ajo nuk ka asnjë lloj konstrukti të godinave të ministrive, do krijojmë gjitha kushtet e nevojshme që kushtet të jenë bashkëkohore në teatrin e ri”, deklaroi Pjerin Ndreu ndër të tjera..

I pyetur në lidhje me vendimin e presidentit Meta i cili ktheu mbrapsht ligjin, deputeti i PS-së tha se do të meret parasysh por theksoi se në fund vendimin e merr maxhoranca.

“Merret për bazë vendimi i shumicës dhe shumica jemi ne, ne do ta shqyrtojmë, nëse në interpretimin e presidentit gjejmë pika të përbashkëta, do të reagojmë në të kundërtën ne vazhdojmë. Ne do e marrim në anlizë, mbetet për tu parë. Por mendimi im është që në fund të fundit vendimin e merr maxhoranca”, deklaroi ai.

Gjithashtu Pjerin Ndreu i pyetur për mundësinë e bashkëpunuimit PS-PD, u shpreh se Rama i ka dhënë “letrën bosh” opozitës për hir të reformës. Ai paralajmëroi tërmet në politikën shqiptare pasi reforma do të implementohet dhe të prekurit do të jenë edhe nga ana e maxhorancës.

“Ka një moment themelor sot në zhvillimet shoqërore shqiptare, është reforma në drejtësi, për ata që e dinë, e dinë se kjo reformë në drejtësi do të shkëpusë shtetin nga korrupsioni, është një reformë nga më të ashprat, por që duhet bërë. Këtë reformë ka segmente që po e pengojnë dhe dora e bashkëpunimit e Edi Ramës ka shkuar deri atje sa për këtë reformë u ka dhënë edhe letrën bosh, ne jemi të vendosur që ky vend të zhvillohet, ka vetëm një klauzolë implementimi i reformës në drejtësi dhe ngritja e strukturave antikorrupsion që janë Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme, Do të implimentohet edhe me këto pengesa, ne nuk lusim opozitën, opozita është e pozicionuar hapur për pengimin e saj”, tha Ndreu që sipas tij opozita ka gjetur armiq kundër reformës deri në BE e Washington por reforma sipas tij nuk ndalet pavarësisht se kosto do të ketë edhe PS.

“Ne do ta çojmë deri në fund, edhe duke e ditë se do paguajmë kostot tona. Do kete shumë të penalizuar brenda maxhorancës, do paguajmë edhe ne faturën. Ajo reforma është një tërmet, se kë do zërë nuk e di dhe për shkak të atij tërmeti dikush është në panik. Nëse ka një moment ku ne ndahemi nga shteti i korruptuar ky është rasti cdo lloj interpretimi tjetër është për të ruajtur atë strukturë që kishim deri dje. Shumë shpejt do të implimentohet reforma”, shtoi ai.

Intervista e plotë:

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Pjerin Ndreu-Lulzim Basha
Pas

Gjumi i rrezikshëm në timon, 7 këshilla si ta mposhtni

Para

Përmbyset në autostradë minibusi, plagosen 14 dasmorë

Para
Përmbyset në autostradë minibusi, plagosen 14 dasmorë

Përmbyset në autostradë minibusi, plagosen 14 dasmorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

Rama pret kryeministrin e Finlandës: Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane

Sulmi i ri i Trump ndaj Europës: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

E trishtë/ Mjeku pediatër i QSUT ndërron jetë në krye të detyrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.