07:17 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vijnë nga Europa e SHBA/ Shpërthen protesta antiqeveritare në Rumani, Policia reagon Dhunshëm. Mbi 400 të plagosur (FOTO)

20:41 | 11/08/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vijnë nga Europa e SHBA/ Shpërthen protesta antiqeveritare në Rumani, Policia reagon Dhunshëm. Mbi 400 të plagosur (FOTO)

Protesta të fuqishme kanë shpërthyer në Rumani kundër qeverisë ku më shumë se 400 persona janë plagosur.

Qytetart po protestojnë kundër korrupsionit në qeveri dhe pagave të ulëta. Ndërkohë disa oficerë policie u lënduan pasi disa protestues hodhën shishe dhe policia përdori gaz lotsjellës dhe uj. Një protestë e re është planifikuar për të shtunën.

Siç shkruajnë mediat e huaja protestuesit kanë ardhur nga e gjithë Evropa në mijëra. Ata janë të organizuar me pika takimi të vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit. Një nga më të rëndësishmet, në sheshin e madh përballë Teatrit Kombëtar.

Presidenti Klaus Iohannis tha se reagimi i policisë ishte “joproporcional”.

“Unë dënoj fuqimisht ndërhyrjen brutale të policisë së trazirave, fuqimisht joproporcionale ndaj veprimeve të shumicës së njerëzve”, tha ai.

Protestat u mbajtën edhe në disa qytete të tjera rumune.

Dhuna nisi kur disa nga turma u përpoqën të hynin në ndërtesën e qeverisë – por u ndalën nga kordoni i sigurisë së policisë.

Protestuesit e tjerë u panë duke hedhur pllaka drejt policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotësjellës, llak dhe topa me ujë.

Policia tha se ata kishin vepruar në mënyrë proporcionale, duke iu përgjigjur sjelljes së dhunshme të huliganëve në turmë.

Shumë rumunë kanë ardhur nga larg për të marrë pjesë në protestë.

Ileana Anghel udhëtoi nga Spanja me burrin e saj për të marrë pjesë në demonstratë.

“Ne duam të shohim rrugë moderne dhe shkolla dhe mbi të gjitha që të mos duhet të paguajnë ryshfet në të majtë dhe të djathtë”, tha ajo për AFP.

Vlad, 60 vjeç, u kthye në Rumani nga Nju Jorku.

“Korrupsioni dhe përvetësimi, që përfitojnë nga klasa në pushtet, janë ato që më shqetësojnë”, tha Vlad për të njëjtën agjenci lajmesh.

Sipas Bankës Botërore, deri në 1/4 e popullsisë rumune – tre deri në pesë milionë njerëz – jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke dërguar rreth 5 miliardë dollarë në një nga vendet më pak të zhvilluara të BE.

Situata u acarua në Rumani kur në korrik, Presidenti Iohannis miratoi shkarkimin e prokurores kundër korrupsionit, Laura Codruta Kovesi, e cila kishte udhëhequr hetimet e korrupsionit për politikanët lokalë dhe kombëtarë.

Iohannis ishte nën presionin e gjerë të qeverisë së PSD për t’u pajtuar me shkarkimin e saj.

Rreth 150,000 u mblodhën në Bukuresht vitin e kaluar pasi qeveria miratoi një dekret që mund të lirojë të akuzuarit për korrupsion.

(B.H/FAXWEB)

 

 

Etiketa: Proteta antiqeveritarerumani
Pas

Tërmeti/ Reagon deputetja e PD: Angazhim urgjent, dhjetëra banesa të dëmtuara

Para

Reagon Ministria e Mbrojtjes: ky është bilanci i dëmeve nga tërmeti

Para
Reagon Ministria e Mbrojtjes: ky është bilanci i dëmeve nga tërmeti

Reagon Ministria e Mbrojtjes: ky është bilanci i dëmeve nga tërmeti

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.