Teksa presidenti Meta pritet që të paraqitet sot në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, ish-ministri Ylli Manjani thotë se ai nuk duhet të dilte përpara deputetëve, që janë të kriminuar.
“Po të ma dëgjonte këshillën, Ilir Meta nuk duhet të shkojë tek ai palo Komision Parlamentar, që ta marrin në pyetje Ulsillarët dhe bullarët e parlamentit monist.
Në respekt të betimit Kushtetues, të detyrës së lartë të Presisentit të Republikës, të të gjithë konstatimeve anti kushtetuese që Ai i la bërë këtij parlamenti, por edhe për të mos shmangur vemendjen nga problemet kryesore që ka vendi, thjesht nuk duhet të shkojë tek ai farsë komision!
Ata vijnë vërdallë si pordha nëpër brekë, për t’u zvarritur në pushtet, ndaj nuk iu duhet dhënë kjo mundësi. Qelbën edhe Venecian me kët budallëk.
Vajtja atje e dobëson ndjeshëm rolin e Tij si President. Në njëfarë mënyre zhbën edhe ato qëndrime parimore korrekte që ka mbajtur në respekt të Kushtetutës.
Le ta çojnë deri në fund budallëkun që kanë nisur! Pjesmarrja në këtë proçes është thjesht pjesmarrje në budallëk.
Unë kështu mendoj”, shkruan Manjani në rrjetet sociale, ndërsa më vonë ka dhënë dhe arsyetyimin e tij ligjor, se pse Meta nuk duhet të shkojë në Komision.
‘’Për të gjithë ata që më pyetën “mbi ç’ligj Presidenti i Republikës nuk duhet të shkojë tek Komisioni Hetimor”,po ju sjell në vemendje nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale.
Nenet e këtij Kodi janë të zbatueshme edhe për procedurat hetimore parlamentare.
Dhe kur Prokurori i shtetit e ka detyrë ti shkojë në zyrë Presidentit të Republikës, Ulsiu po e po! Si Çeço madje.
Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, Presidenti JO!
Ky është një nen që ka të bëjë me dinjitetin e funksionit Publik dhe jo domosdoshmërisht të personave që e kryejnë arë funksion.
Nuk mund të shkalafatet Presidenti i Republikës nëpër qorrollepsje politike parlamentare. Presidenti është zyrtari që ka në dorë të kufizojë Parlamentin nëpërmjet të drejtës së vetos. Ka të drejtë edhe ta shpërndajë Parlamentin, në rrethana të caktuara.
Ndaj them që është gabim vatja e Presidentit aty, në atë gjellë qensh. (Ndjesë qenve)”, shkruan më tej Manjani.
(E.K/Faxweb.al)