Pasditen e sotme ështëmbledhur na ambinetet e KuvenditKomisioni I edukimit dhe Medias ku ka pasur edhe debate të ashpra mes përfaqësuesve të opozitës parlamentare dhe të qeverisë lidhur me paketën anti-shpifje.
Kryetarja e komisionit, Fatjona Dhimitri ka deklaruar se mazhoranca nuk po jep shenja tërheqjeje për këtë paketë ndërsa ka theksuar se rrezikon të kthehet në ligj.
“Mazhoranca nuk po jep shenjë tërheqjeje për projekt ligjet e paketës antishpifje. Me arrogancën që i karakterizon rrezikojnë të kthehen në ligje. Vetërregullimi shndërrohet në ligj, jemi në sistem censure. Këto dy projektligje përbëjnë kërcënim të madh dhe shkelje të rëndë të Kushtetutës. Shpall bojkotin e Komisionit dhe Parlamentit deri në tërheqjen e dy projekt ligjeve”, tha Dhimitri ndërsa pas kësaj u largua nga mbledhja.
Ndërkohë drejtimin e mbledhjes e ka marrë deputetja Milva Ekonomi e cila tha se Komisioni do të vijonte detyrën me diskutimet për paketën.
“Vazhdojmë detyrën tonë për diskutimet e paketës. Ky është vendim i Komisionit dhe jo i kryetares”, tha Hysi.
E ftuar në Komision ka qenë edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila ka debatuar me deputetin Erion Piciri.
Pjesë nga diskutimet:
Erion Piciri: I kërkoj qeverisë shqiptare të tërheqë projekt ligjet. I bashkohem thirrjes së gazetarëve e qytetarëve për tërheqjen e tyre. Mos lejoni grusht shteti institucional. Tentativa e kapjes së medias akt antievropian. Me shpejtësi duhet të bjerë një qeveri sesa të cenohet një liri. Në shenjë revolte largohem dhe unë nga mbledhja (largohet).
Etilda Gjonaj: Nuk po ndalem tek komentet që u bënë për korrupsionin e qeverisë. Unë nuk kam parë ndonjë raport të tillë. Kemi parë aspektet më të mira gjatë hartimit të pr/ligjeve. Edhe Parlamenti francez e ka miratuar ligjin për fake neës. Edhe në Gjermani është miratuar ligji për platformat online.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post