Kanë vijuar dhe sot gërmimet për zhvarrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së dytë botërore.
‘Fax News’ raporton se nga gërmimet e sotme janë gjetur eshtrat e tre ushtarëve që pretendohen tu përkasin ushtarëve grekë.
Kujtojmë që ditën e djeshme pati dhe protesta kundër këtyre gërmimeve. Ata thonë se qeveria nuk duhet të kishte lejuar diçka të tillë pasi Greqia e ka në doktrinën e saj që aty ku ka varre të ushtarëve grekë edhe toka është greke.
Kujtojmë që edhe ditën e djeshme u njoftua për gjetjen e eshtrave të një ushtari grek, por në një reagim për Politiko.al Kolonel Dritan Demiraj, ish-komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë dhe ushtaraku profesionist më i graduar në Shqipëri dhe ish-ministër i Brendshëm tha se bëhet fjalë për varin e një ushtari italian. “Kjo është e qartë si nga grada e korporalit (tetar), por edhe nga shkronjat e alfabetit latin në medaljon”- thote ai, duke shtuar se grekët vazhdojnë ende të pompojnë historitë e gënjeshtrave.
(B.H/Faxweb)