23:42 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vijojnë hetimet për tragjedinë në Koçan, bastisen disa lokacione

12:05 | 26/03/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vijojnë hetimet për tragjedinë në Koçan, bastisen disa lokacione

Gjatë bastisjes në shtëpinë e pronarit të kabaresë së ashtuquajtur “Puls” në Koçan, policia dje ka sekuestruar kompjuterë laptop, disa pajisje mobile, dokumentacion dhe sende të tjera.

Gjatë kontrolleve, siç njoftojnë nga MPB-ja, në automjetin e pronarit dhe dy objekte hoteliere janë sekuestruar sende të caktuara. Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua dokumentacioni financiar.

“Me datë 25.03.2025, zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e D.J., veturën e tij “Insignia” dhe dy objekte hoteliere, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra në Koçan”, njoftoi sot MPB.

Nga zyra e DPI-së në Koçan, policia sekuestroi një kompjuter, një laptop dhe një tabletë, si dhe të gjithë dokumentacionin në lidhje me subjektet juridike në pronësi të D.J., pronarit të diskotekës.

“Në shtëpinë e D.J. janë gjetur dhe konfiskuar kompjuterë laptopë, disa celularë, dokumentacione dhe sende të tjera. Në automjet dhe në ambientet e hotelierisë janë sekuestruar disa sende, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacioni financiar. Në zyrën e ISHT-Koçani u gjetën dhe sekuestruan një kompjuter, një laptop dhe një tabletë, si dhe i gjithë dokumentacioni në lidhje me subjektet juridike në pronësi të D.J”, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Edhe prokuroria ka konfirmuar dje se në kuadër të hetimeve për tragjedinë në të ashtuquajturën Kabare “Puls” janë bërë bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe Shkup.

Ndryshe, për tragjedinë e Koçanit, e cila cilësohet si tragjedia më e madhe në vend, jetën e kanë humbur 59 persona, kurse të arrestuar nga MPB për momentin janë 34 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen.

Etiketa: Kocantragjedia
Pas

Rama: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë prek edhe Shkodrën, vijojmë investimet në të gjithë qarkun

Para

Hodhën dy shishe benzinë në oborrin e një personi, arrestohen dy adoleshentë në Tiranë

Para
Hodhën dy shishe benzinë në oborrin e një personi, arrestohen dy adoleshentë në Tiranë

Hodhën dy shishe benzinë në oborrin e një personi, arrestohen dy adoleshentë në Tiranë

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.