Ashtu siç ishte parashikuar, ndryshimi i menjëhershëm i motit ka sjellë dhe reshjet e para të dëborës në të gjithë vendin.
Që prej ditës së djeshme në Dardhë vijojnë reshjet e borës. Fax News raporton se qarkullimi në këtë segment rrugor lëvizet me vështirësi për shkak edhe të prezëncës së akullit.
Firma kontraktore ka bërë kriposjen e rrugës dhe pastrimin e saj. Ndërkohë i bëhet apel drejtuesve të mjetit të tregojnë kujdes në aksin Korçë-Dardhë.
Bëhet e ditur se nuk ka probleme në pjesën tjetër të qarkut Korçë.
(M.Q/Faxweb)