Mesa duket Bayern Munchen do të futet në një faze rrënjësore rinovimi të ekipit. Dy largimet “big” janë ata të Arjen Robben dhe Franck Riberysë, të dy veteranët nuk do të rinovojnë. Klubi kampion i Gjermanisë ka konfirmuar largimin e radhës. Gjermanët kanë konfirmuar në rrjetet e tyre sociale se Rafinha do të largohet në fund të sezonit.
Braziliani e kishte konfirmuar vetë, por tashmë vjen dhe zyrtarizimi i klubit që ka postuar një urim falenderim për mbrojtësin. 33-vjeçari nuk ka patur vazhdimësi gjatë këtij sezoni dhe pas 8 vitesh zgjedh të largohet nga bavarezët.
“Tetë vite të kaluara kanë qenë fantastike te Bayerni. Kemi fituar shumë, por triumfet e vitit 2013 kanë qenë super. Çdo aventurë shkon drejt fundit dhe nuk kishte si të ishte ndryshe as për mua”, – tha braziliani për faqen e klubit.