Tragjeditë në det vijojnë këtë sezon veror. Ditën e sotme, një pushues ka humbur jetën ndërsa lahej në det në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 të ditës së sotme, ku një 52-vjeçar i cili po lahej në det, është ndier në rrezik dhe ka thirrur për ndihmë. Një person që ka dëgjuar thirrjet e pushuesit ka njoftuar policinë.
“Nga pushues të rastit i është dhënë ndihma e parë dhe është bërë e mundur nxjerrja e tij në breg.
Në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca por edhe pse i është dhënë ndihma e parë edhe prej tyre shtetasi ka ndëruar jetë”, theksoi policia. Mësohet se i ndjeri ishte nga Patozi dhe kishte shkuar në Vlorë për pushime.
Pas ngjarjes së rëndë, bardhë e blutë kanë nisur hetimet për të zbardhur detaje të plota të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)