05:13 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vijon aksioni i Task-Forcës për ujin e pijshëm, ndërpriten 108 lidhje të paligjshme, vendosen 19 gjoba

13:54 | 04/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tirana vuan mungesën e ujit, Task-Forca ndërpret të tjera lidhje të paligjshme

Aksioni i Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizimeve për prerjen e lidhjeve të paligjshme që shpërdorojnë ujin e pijshëm po jep rezultate pozitive, qoftë në stabilizimin e situatës, ashtu edhe në ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Gjatë aksionit të djeshëm të Task-Forcës, grupet e shpërndara në terren, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, identifikuan dhe shkëputën 108 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, duke e çuar në total në 1199 numrin e prerjeve të paligjshme që nga dita e parë e aksionit.

Task-Forca u përqendrua në zonën e Farkës, Dajt, Kashar, Liqeni i Thatë, Qyteti “Studenti”, Babrru Shpat/Kodër/Qëndër, Rr. “Jordan Misja”, Rr. “Elbasanit”, Rr. “Hoxha Tahsim”, Rr. “Ali Demi”, në zonën e ish-Bllokut, Rr. “M.Shyri”, si dhe në linjën e transmetimit DN 1000 dhe DN 700.

Edhe në këto raste subjektet janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncimi në organet përkatëse. Janë vendosur gjoba për 93 abonentë familjarë dhe për 49 biznese në total, ku 19 prej tyre janë vendosur vetëm dje.

Që nga nisja e këtij aksioni, Grupet e punës në terren kanë bërë verifikimin e 5740 abonentëve, duke lidhur në total 365 kontrata të reja, si dhe janë nënshkruar 125 aktmarrëveshje për pagesën e ujit. Një punë e mirë është bërë edhe në vendosjen e aparateve të rinj matës duke e çuar numrin në 531 copë, ku dje janë instaluar 135 matës të rinj.

Qytetarët kanë në dispozicion dy numra telefoni, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

Krahas monitorimit dhe ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme, ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë dhe të strukturave të tjera nën varësinë e Bashkisë së Tiranës janë në terren duke iu përgjigjur në çdo kohë qytetarëve në zonat më problematike të furnizimit me ujë të pijshëm me bote në këto ditë të nxehta dhe thatësire të zgjatur që ka përfshirë disa vende të Evropës.

 

Pas

Përballja e fortë, Ylvi Beqja habit gjykatën: S’më kujtohet asgjë. Shpërthen Shullazi: Do flasësh se ne po rrimë në burg

Para

Djali i Majkut një dashuri, për herë të parë çifti është shfaqur publikisht bashkë. A janë rilidhur?

Para
Djali i Majkut një dashuri, për herë të parë çifti është shfaqur publikisht bashkë. A janë rilidhur?

Djali i Majkut një dashuri, për herë të parë çifti është shfaqur publikisht bashkë. A janë rilidhur?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.