Kryetari i opozitës Lulzim BAsha I është përgjigjur sërish kryeministrit Rama lidhur me vendimin për negociatat, ndërsa këtë radhë ka sjellë qëndrimet e disa prej liderëve të BE-së për këtë process.
Basha shkruan krah fotove të Merkel, Macron, Tusk e Conte se kanë të drejtë në atë që thonë, por shton se ka një njeri që e pengon procesin, dhe ai është Edi Rama.
“Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën”, shkruan Basha.
(F.GJ/FAXWEB.AL)