Vijon dorëzimi vullnetar i armeve në të gjithë Shqipërinë në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë”. Sipas policisë së Shtetit gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 31 armë zjarri, 22.840 fishekë, 19 krehra, 156 granata si dhe 120 ndezës.
Detaje:
Qarku Berat
Dorëzohen nga banorët, 5 armë zjarri, 7100 fishekë, 13 granata dhe 3 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Berat 3 armë zjarri, 700 fishekë, 3 krehëra, 3 granata. Në Komisariatin e Policisë Skrapar 1 armë zjarri.
Në Komisariatin e Policisë Urë Vajgurore 1400 fishekë. Në Stacionin e Policisë Poliçan 1 armë zjarri, 10 granata, 5000 fishekë.
Qarku Lezhë
Janë dorëzuar nga qytetarët 8 armë zjarri, 7 krehëra dhe 520 fishekë. Konkrerisht : Në Komisariatin e Policisë Mirditë dorëzohen 6 armë zjarri , 140 fishekë dhe 7 krehëra. Në Komisariatin e Policisë Kurbin dorëzohen 2 armë zjarri dhe 380 fishekë
Qarku Gjirokastër
Janë dorëzuar 3 armë zjarri,29 fishekë dhe dy granata, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Tepelenë 2 armë zjarri, 29 fishekë dhe dy granata. Në Komisariatin e Policisë Përmet 1 armë zjarri.
Qarku Korçë
Janë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 13.170 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Maliq 2 armë zjarri dhe 620 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pogradec: 1 armë zjarri dhe 12.550 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Korçë: 1 armë zjarri.
Qarku Elbasan
Dorëzohen 3 armë zjarri dhe 150 copë fishekë konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Gramsh 2 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Elbasan 1 armë zjarri dhe 150 copë fishekë
Qarku Fier
Dorëzohen nga qytetarët në Fier dhe Mallakastër 2 armë zjarri dhe 1771 fishekë .
Qarku Shkodër
Dorëzohen nga banorët 2 armë zjarri, 100 fishekë, 138 granata, 120 ndezës granate, 5 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër 1 armë zjarri, 2 krëhëra, 40 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës 138 granata, 120 ndezës granate, 3 krehëra, 60 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe 1 armë zjarri.
Qarku Vlorë
Janë dorëzuar vullnetarisht 4 armë zjarri, 3 granata dhe 4 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Vlorë, 4 armë dhe 4 krehëra. Në Komisariatin e Policisë Delvinë, 3 granata. (J.V/Shuplaka)