Vijon hyrja e refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri pasi paraditen sotme 20 shtetas sirianë janë kapur nga policia kufitare të Kapshticës. Të cilët dyshohet se kanë hyrë përmes shtetit grek.
Nga informacionet paraprake mësohet se mes refugjatëve ka gra dhe fëmijë . Ata janë dërguar në drejtorinë e kufirit për ëe dhenë deklarimet e tyre. Po të njëjtat burime thonë se përgjatë ditëve të fundit janë kapur më shumë se 120 shtetas të huaj që kanë hyrë në vendin tonë dhe që kanë si drejtim vendet europiane.
(F.GJ/FAXWEB.AL)