12:44 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vijon ‘lufta’ e Presidencës me Kuvendin, Meta i drejtohet zyrtarisht Komisionit të Venecias

15:19 | 21/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS i shton akuzat për shkarkim, Meta u përgjigjet deputetëve

Zëdhënësi për mediat i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi në një postim në rrjetet sociale shkruan se sot kreu i shteti i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Blushi shton gjithashtu se nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.

“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.”- shkruan Blushi.

Nga ana tjetër kujtojmë se pak ditë më parë Kuvendi iu drejtua sërish Komsionit të Venecias me një letër zyrtarë për një opinion në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit.

Në letrën e firmosur nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi për Presidentin e Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio, parashtrohet gjithë ajo që ka ndodhur me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas drejtohen 6 pyetje.

Kuvendi iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias më 30 dhjetor. Në letër thuhet se më 5 dhjetor “Kuvendi ka zgjeruar objektin e hetimit” të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe “afatin e veprimtarisë së tij, nisur nga një kërkesë e re e një grupi deputetësh për të shtuar në procesin hetimor dhe disa akte dhe veprime të tjera të Presidentit në lidhje me emërimin e gjyqtarëve kushtetues ndodhur në nëntor të këtij viti, për të cilat kërkuesit çmojnë se Presidenti ka kryer shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe përbëjnë shkak për shkarkimin e tij”.

Etiketa: ilir metatedi blushi
Pas

U kap me dy ton kokainë, arrestohet boksieri shqiptar (EMRI)

Para

“Shkele mbi 4 kufoma që të bëhesh kryeministër”, qytetarët “masakrojnë” Ramën: Nga do ta festosh sonte?!(FOTO)

Para
“Shkele mbi 4 kufoma që të bëhesh kryeministër”, qytetarët “masakrojnë” Ramën: Nga do ta festosh sonte?!(FOTO)

“Shkele mbi 4 kufoma që të bëhesh kryeministër”, qytetarët “masakrojnë” Ramën: Nga do ta festosh sonte?!(FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD me 14 mandate në Tiranë, Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit

Numërohen 437/1282 kuti në Tiranë, PS kryeson me 19 mandate. PD forcon mandatin e 14-të, Shehajt i duhen 250 vota për të nxjerrë të dytin

Numërohen 124 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 198 nga 422 kuti në Korçë/ Kryeson Partia Socialiste me 6 mandate, ja sa merr PD

Numërohen 80 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Përfundon numërimi në Këlcyrë, tjetër fitore për socialistët, udhëheqin me 1702 vota

Rinis 1 orë me vonesë procesi i numërimit në Vasil Shanto

Numërohen 39.2% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 130 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, PD 2

Shkodër/Arrestohen babë e bir për shitje kanabisi në qytet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.