08:29 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Vijon ngërçi politik/ Kuvendi i Kosovës sot në tentativën e 13 drejt konstituimit

09:04 | 09/05/2025
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vijon ngërçi politik/ Kuvendi i Kosovës sot në tentativën e 13 drejt konstituimit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në përpjekjen e 13-të për ta konstituuar Kuvendin, proces i cili ka mbetur i bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë post, por kandidatura e saj po kundërshtohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilat kanë deklaruar se Haxhiu nuk është figurë unifikuese dhe nuk do ta mbështesin me votë.

Pavarësisht këtyre qëndrimeve, LVV vazhdon të insistojë në emrin e Haxhiut. Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, së fundmi i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e ftuar në një koalicion qeverisës.

Megjithatë, Abdixhiku e ka refuzuar ofertën, duke propozuar në vend të saj një qeveri tranzicionale – një ide që nuk ka gjetur përkrahje as nga PDK, as nga AAK.

 

Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Presidentja e Kosovës që të ndërmarrë një nismë për organizimin e një tryeze gjithëpërfshirëse politike, e cila do të shërbente si platformë për zhbllokimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit institucional. PDK vlerëson se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re nga partitë që më herët kanë qenë në opozitë.Seanca e sotme është caktuar për në ora 10:00, me shpresën se Kuvendi do të mund të konstituohet pas dymbëdhjetë tentativave të pasuksesshme.

Pas

Shtohen rastet e sulmeve me thikë, si mund të parandalohen?

Para

“11 maji”/ PS dhe PD mbyllin sot fushatën elektorale! Ja mesazhi që përcjellin për qytetarët Rama dhe Berisha

Para
“11 maji”/ PS dhe PD mbyllin sot fushatën elektorale! Ja mesazhi që përcjellin për qytetarët Rama dhe Berisha

"11 maji"/ PS dhe PD mbyllin sot fushatën elektorale! Ja mesazhi që përcjellin për qytetarët Rama dhe Berisha

 



Të Fundit

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”.

Kinë/ Sot 36-vjetori i Masakrës së Sheshit Tiananmen ku vdiqën 10 mijë njerëz

Mijëra myslimanë nisin Pelegrinazhin e Haxhit mes temperaturave të larta dhe masave të sigurisë

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit, rreth 12 mijë të mitur të vrarë vetëm në 2023

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës! Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Hëna e plotë e këtij qershori do të jetë më e ulëta në dekada, një ngjarje e rrallë në qiell

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 26-të për konstituimin e Kuvendit

“Zona luftimi”, Izraeli paralajmëron palestinezët të mos udhëtojnë në rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza

Pakti i ri midis Melonit dhe Macronit: Le ta mbrojmë Evropën së bashku

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.