00:16 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Mbahet sot seanca e 22 për konstituimin e Kuvendit

09:01 | 27/05/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Mbahet sot seanca e 22 për konstituimin e Kuvendit

Pas 21 përpjekjesh të pasuksesshme, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sërish sot në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë, që doli nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Seanca është planifikuar të nisë në orën 11:00.

Përpjekja e fundit më 25 maj dështoi për të 13-ën herë radhazi në krijimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ky mekanizëm u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, por është kontestuar nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, të cilat e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), vazhdon të këmbëngulë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke refuzuar kërkesat e partive të tjera për të propozuar një figurë më konsensuale. Ndërkohë, partitë opozitare thonë se mungesa e kompromisit po bllokon të gjithë procesin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 15 maj ftoi përfaqësuesit e partive në një takim për të diskutuar ngërçin politik. Ajo deklaroi se nuk pati marrëveshje për konstituimin e Kuvendit, por vuri re një “disponim minimal” për zgjidhje. Për konstituimin e Kuvendit kërkohet zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve. Vetëm pas kësaj faze do të jetë e mundur të formohet qeveria e re.

 

 

Pas

Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, Rutte: Uroj që në Hagë të biem dakord për kuotën 5%

Para

I dënuar në Itali me 5 vite burg për marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, arrestohet në Durrës 60-vjeçari

Para
I dënuar në Itali me 5 vite burg për marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, arrestohet në Durrës 60-vjeçari

I dënuar në Itali me 5 vite burg për marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, arrestohet në Durrës 60-vjeçari

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.