08:02 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seancë plenare, përpjekja e 23 për konstituimin e Kuvendit

09:22 | 29/05/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seancë plenare, përpjekja e 23 për konstituimin e Kuvendit

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish në vazhdimin e seancës për formimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 9 shkurt. Seanca e sotme shënon përpjekjen e 23-të për të konstituuar institucionin më të lartë ligjvënës të vendit.

Procesi ka mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, që doli forcë e parë nga zgjedhjet dhe është në koalicion me Guxo dhe Alternativën, nuk po arrin të sigurojë shumicën absolute prej 61 votash për të emëruar Albulena Haxhiun në postin e kryeparlamentares.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar ndryshim të kandidaturës së propozuar, ndërkohë që Lidhja Demokratike e Kosovës ka shfaqur kundërshtime të vazhdueshme ndaj çdo propozimi që vjen nga Vetëvendosje. Për më tepër, AAK ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë e votimit të fshehtë për postin e kryetarit të Kuvendit.

Më 15 maj, në përpjekje për të kapërcyer bllokadën, presidentja Vjosa Osmani thirri në takim liderët e partive politike, por as ky dialog nuk prodhoi rezultat konkret. Thirrje për zgjidhje të situatës kanë ardhur edhe nga faktori ndërkombëtar, i cili ka shprehur shqetësim për vonesat në formimin e institucioneve.

Në seancat e kaluara është pamundësuar krijimi i një komisioni për zhvillimin e votimit të fshehtë, për shkak të mungesës së kuorumit. Propozimet e përsëritura të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për ta zhvilluar votimin në mënyrë të fshehtë, nuk kanë gjetur mbështetje mes grupeve parlamentare.

Pas

Policia e Londrës arreston pesë persona për përpjekje për të ndërprerë xhirimet e një filmi me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot

Para

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

Para
Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.