Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Gjatë aksionit të fundit, në zonën e plazhit të Currilave (lagjja nr. 1), u konstatuan dhe u sekuestruan 91 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura pa lejen përkatëse nga tre shtetas.
Si rezultat, u referuan materialet në Prokurorinë e Durrësit dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-
B. D., 33 vjeç
-
D. V., 56 vjeç
-
E. H., 34 vjeç
(të tre banues në Durrës)
Policia lokale thekson se do të vijojë kontrollet intensive përgjatë gjithë bregdetit për të garantuar lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe për të verifikuar ligjshmërinë e aktiviteteve të subjekteve private gjatë sezonit turistik.