Zjarri i rënë në vend-grumbullimin e mbetjeve urbane në qytetin e Kukësit vijon të jetë aktiv edhe në ditën e 31 të tij.
Vatra e zjarrit vijon të çlirojë lëndë helmuese në ajër ndaj popullatës dhe gjallesave, duke shkaktuar një ndotje masive të ajrit nga djegia e plastikës.
Mbetjet urbane për qytetin e Kukësit dhe 4 njësive administrative grumbullohen në një pikë të vetme, tek ajo e Myç Mamëzit.
Vend-grumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët në datën 10 gusht, pavarësisht përpjekjeve të zjarrëfikseve të qytetit dhe asaj të ushtrisë shqiptare, flakët nuk u shuan.