Shtyhet sërish gjyqi për grupin ‘Shullazi’ dhe këtë herë shkak është bërë mosprezenca e një prej avokatëve.
Mësohet se avokati që ka munguar në seancën e sotme ka në mbrojtje Endri Zelën.
Avokati i Zelës kishte dërguar raport mjekësor, ndërkohë, të pandehurit nuk kanë dhënë asnjë koment. Pjestarët e grupit “Shullazi” ndryshe nga herët e tjera, në këtë seancë nuk kanë kërkuar as dorëheqjen e gjyqtares që po heton çështjen.
Bëhet e ditur se seanca rradhës do të zhvillohet me datë 9 Shtator.