Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për herë të 19-të radhazi në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së re, proces që po zvarritet për shkak të mospajtimeve politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares, ndërsa partitë opozitare — PDK, LDK dhe AAK — e kanë cilësuar këtë kandidaturë si të papranueshme.
Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt 2025, por më shumë se tre muaj më vonë, institucionet e reja ende nuk janë formuar, duke zgjatur krizën politike dhe institucionale në vend.