Shpërthime të reja janë dëgjuar në veriperëndim të Iranit, raporton televizioni shtetëror iranian. Flakë dhe tymjanë parë mbi aeroportin e Tabrizit në Iran, pas sulmeve të reja të rinisura nga Izraeli.
Ushtria izraelite njoftoi se Irani nisi rreth 100 dronë drejt territorit të saj, shumë prej të cilëve u kapën, pas valëve të sulmeve ndaj Iranit të kryera nga Izraeli gjatë natës.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit raportuan se kryen sulme ndaj objekteve bërthamore dhe se kreu i Gardës Revolucionare, Hossein Salami , dhe zyrtarë të tjerë u vranë.
Irani njoftoi se gjashtë shkencëtarë u vranë , ndërsa televizioni shtetëror raportoi se midis të vdekurve ishin civilë, përfshirë fëmijë.
Irani akuzoi SHBA-në për mbështetjen e sulmit të Izraelit, gjë të cilën SHBA-ja e mohon kategorikisht.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se e dinte paraprakisht për sulmet, por theksoi se SHBA-të nuk luajtën asnjë rol. Ai i kërkoi Iranit të pranonte një marrëveshje të propozuar për programin e tij bërthamor.
Vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare kanë bërë thirrje për përmbajtje. Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së i quajti sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit “thellësisht shqetësuese”.