Ermal Meta është djaloshi shqiptar që korri sukses në Itali duke fituar çmimin e parë në festivalin e “Sanremos”.
Kënga “Non mi avete fatto niente” rrëmbeu zemrat e publikut, për shakka se trajtonte problematikat atuale të shoqërive që jetojnë në situata lufte.
Në bashkëpunim me Fabrizio Moro, Ermal Meta do të përfaqësoje Italinë në “Eurovision” me këngën e cila triumfoi në Sanremo.
Mirëpo mediat ital;iane shkruajnë se Ermal Meta do të nderohet ditën e nesërme nga kryebashkiaku i Barit, duke i dhënë çelësin e qytetit, për shkak të qëndrimit të tij për shumë kohë në këtë vend, e si shenjë vlerësimi për talentin e jashtëzakonshëm dhe suksesin e merituar.
Këtë gjëe bën të ditur edhe vetë Ermali me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“Ishte viti 1994 dhe isha 13 vjeç, erdha në një qytet që nuk e njihja. Kam takuar njerëz që nuk i kisha parë kurrë më parë dhe dëgjoja një gjuhë që nuk e flisja. Gjithmonë shikoja këmbët e mia kur ecja. “Mos merr ndonjë hap të gabuar”, i thosha vetes, gjithmonë shikoja këmbët e mia, dhe isha i kujdesshëm ku i vendosja.
Mësova një gjuhë që nuk e dija dhe ngadalë fytyrat e të huajve u bënë miq. Qoshet e qytetit u bënë gjithnjë e më të njohura. Flisja pak, por ndjeja shumë.
Unë ecja duke parë këmbët e mia, e më dukej sikur në asfalt pasqyrohej qielli dhe vazhdimisht mendoja “çfarë do të bëhet me mua”? Atëherë hapat e mi një ditë u ndalën në dërrasat e drunjta dhe ngrita vështrimin. Isha në një skenë dhe dëgjova se ishte e vetmja gjë që doja të bëja, ky ishte i vetmi vend ku doja të isha. E dija çfarë do të ndodhte me mua , kështu që fillova të fluturoja lart.
Pas gjithë këtyre viteve qyteti i Barit më jep çelësat e tij dhe ndihem i nderuar dhe mirënjohës për t’i marrë ato. Ata nuk hapin dyer, por kujtimet e mia më të thella. Faleminderit shumë,”- përfundon Meta.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post