Vazhdon telenovela mes Dritan Lelit dhe Këshillit Bashkiak të Vlorës, e cila e pati pikënisjen në zgedhjet e 25 prillit pasi Leli refuzoi urdhrin e Kryeministrit Rama për të lënë mandatin dhe për të garuar i nënti në listën e PS-së në Vlorë.
Këshilli bashkiak ka kërkuar një ballafaqim me Kryetarin, mirëpo ky është hera e dytë qërefuzon të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet e Këshillit.
Këshilli Bashkiak u mblodh ditën e sotme në sallën e universitetit Ismail Qemali. Ndërkohë në faqen zyrtare të këshillit është bërë thirrje për mbledhje në zoom.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka refuzuar për herë të dytë të marrë pjesë në mbledhje fizikisht, por do te jete vetem online.
Lufta mes socialistëve në Vlorë është kthyer e ashpër tashmë. Vetë Kryeministri Edi Rama dhe të tjerë socialistë në krah të Ramës kanë sulmuar Dritan Lelin, duke gjetur si arsye papastërtinë në qytet.
(E.H/Faxweb.al)