Vdekja e një pacienteje 73 vjeç në Durrës të infektuar me koronavirus ka tronditur të gjithë opinionin publik shqiptar, ndërsa numri i të prekur deri më tani në burime zyrtare është 12.
Menjëherë ka reaguar Presidenti Meta i cili u ka shprehur ngushëllimet e tij të afërmve dhe ka apeluar të gjithë qytetarët të kenë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rekomandimet e autoriteteve.
Statusi i Metës:
Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19.
Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira!
Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!