01:18 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Viktima e pestë e 21-Janarit, Gjykata: Vetëvrasja e djalit të Faik Myrtaj, shkak ngjarjet në Bulevard

15:35 | 19/01/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Viktima e pestë e 21-Janarit, Gjykata: Vetëvrasja e djalit të Faik Myrtaj, shkak ngjarjet në Bulevard

Gjykata Administrative e Tiranës ka njohur si viktimë të pestë lidhur me demonstratën e 21 janarit 2011 edhe Bardhosh Myrtajn, i cili i dha fund jetës tre muaj pasi i ati Faik Myrtaj u vra në bulevard.

Për këtë arsye, gjyqtarja Silvi Gjonçaj shprehet se Garda e Republikës duhet të dëmshpërblejë familjarët e kësaj familjeje edhe për vetëvrasjen e 22-vjeçarit, i cili ka qenë nën efektin e zisë patologjike. 

Avokati i familjarëve të viktimave të 21 Janarit, Dorian Matlia shpjegon për ”Top Channel” vendimin e dhënë. 

“Konsideroj Gardën e Republikës fajtore, ekskluzivisht gardën dhe jo Policinë e Shtetit, sepse vrasjet erdhën nga garda. Gjykata ka njohur edhe viktimën e pestë, djali i Faik Myrtaj, që ka kryer një vetëvrasje në kushte të rënda psikike si pasojë e vrasjes së të atit. Prandaj, garda do të paguajë dëmshpërblim jo vetëm për personat që i dimë, por edhe për një person të pestë”, deklaron Matlia. 

Ndërsa qeveria ka dhënë 1.2 milion dollarë si dëmshpërblim për familjarët e të vrarëve në bulevard në zbatim të katër vendimeve të Gjykatës Administrative që nuk janë apeluar në shkallën e dytë nga pala e paditur, Garda e Republikës. 

Konkretisht gjykata ka dëmshpërblyer trashëgimtarët e të ndjerit Faik Myrtaj, bashkëlidhur edhe për të birin e vetëvrarë; trashëgimtarët e Ziver Veizit; vëllezërit dhe motrat e të ndjerit Hekuran Deda dhe fëmijët e tij. 

Ndërkohë që janë nën gjykim tre dosje të tjera për vëllezërit dhe motrat e Ziver Veizit, për të gjithë familjarët e të ndjerit Aleks Nika dhe vëllezërit e motrat e Faik Myrtaj. 

Avokatja e familjarëve të të ndjerit Aleks Nika tha se, verdikti nga Gjykata Administrative pritet të shpallet në datën 30 janar, çka do të thotë sipas saj se, ata nuk janë përfshirë në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për 21 Janarin. 

Për ngjarjen e 21 janarit të 6 viteve më parë, përveç procesit penal në Shqipëri ka edhe 7 procese civile dhe një tjetër në Strazburg për Aleks Nikën, vrasja e të cilit nuk ka ende autor. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: 21 janariGjykata Administrativeviktima
Pas

Tentoi të vetëdigjej me benzinë brenda komisariatit, vajza e 57-vjeçarit prej 3 vitesh e humbur

Para

Meta takim me Ndihmës Sekretarin e Sigurmit në Uashington: Duhet forcuar bashkëpunimi kundër terrorizmit

Para
Meta takim me Ndihmës Sekretarin e Sigurmit në Uashington: Duhet forcuar bashkëpunimi kundër terrorizmit

Meta takim me Ndihmës Sekretarin e Sigurmit në Uashington: Duhet forcuar bashkëpunimi kundër terrorizmit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.