06:44 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Viktima e tretë në pak ditë me shenja gripi, vdes në spital 33-vjeçarja nga Durrësi. ISHP: Një rast me meningjit, nuk ka epidemi

14:16 | 10/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Viktima e tretë në pak ditë me shenja gripi, vdes në spital 33-vjeçarja nga Durrësi. ISHP: Një rast me meningjit, nuk ka epidemi

Një grua 33 vjec, Romina Xhakoni Myftiu ka ndërruar jetë në Durrës pasi ishte shfaqur në spital me shenja gripi. Mësohet se viktima ishte nënë e një vajze 8-vjeçare dhe me datë 8 janar pasi kishte marrë mjekimin e parë në spitalin e këtij qyteti është dërguar për në shtëpi dhe është këshilluar të kthehej të nesërmen për kontroll të specializuar. Mëngjesin e djeshëm 33-vjeçarja ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë ku ka dhënë dhe shpirt.

Ndërkohë vdekja e 33-vjeçares është rasti i tretë në Shqipëri brenda 24 orëve.

Dy ditë më parë humbi jetën oficeri i policisë Mariglen Mestani, 27 vjeç nga meningjiti, ndërsa në mënyrë ‘të mistershme’ kanë humbur jetën në spital dhe 2 persona të tjerë, në moshë të re, të cilët ishin paraqitur me simptomat e gripit.

Ndërsa mjekët këshillojnë që tu drejtoheni qendrave shëndetëosre në rast të temperaturave të larta dhe të mos neglizhohen simptomat e gripit, Silva Bino, specialiste pranë ISHP-së u shpreh se nuk kemi të bëjmë me epidemi, aq më tepër të meningjitit.

“Është evidentuar një rast fatkeq me meningjit, moshë e re dhe i seksit mashkull dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ia doli dot. Duhet thënë se personat e kontaktit me viktimën janë trajtuar me antibiotikët e duhur për të shmangur infektimin. Një tjetër rast vdekje ësbhtë analizuar dhe nuk rezulton të jetë ëpr shkak të komplikacioneve të gripit. Ndërsa rasti i 33-vjeçares nga Durrësi po analizohet pasi janë marrë mostrat e gjakut‘, u shpreh Bino e cila theksoi se këto janë raste normale dhe të evidentueshme në vende të tjera.

Gjithashtu Bino ka apeluar dhe njëherë se ndodhemi në pikun e sezonit të gripit dhe se nuk duhen neglizhuar simptomat e gripit.
Gjithashtu Bino tha se asnjë rast i rëndë me penumoni gripale nuk po trajtohet në Sanatorium.

Pas

“Familja është kthyer në një spital psikiatrik”, Gëzim Tushe: Martesat e dobëta janë çerdhet e krimeve

Para

Emri/ Zgjidhet kreu i ri i PS-së për Bashkinë e Peqinit, i pranishëm edhe Balla

Para
Emri/ Zgjidhet kreu i ri i PS-së për Bashkinë e Peqinit, i pranishëm edhe Balla

Emri/ Zgjidhet kreu i ri i PS-së për Bashkinë e Peqinit, i pranishëm edhe Balla

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.