Bledi Çuçi, Ministri i Brendshëm është i bindur që viktima e raportuar sot në kampin MEK është një i moshuar i cili nuk e ka humbur jetën si pasojë e ndonjë sulmi të policëve. Çuçi mohon të jetë prekur ndonjë prej anëtarëve të MEK-ut, megjithatë, është duke u pritur ekspertiza mjeko-ligjore për konfirmime zyrtare.
Çuçi: Personi që ka vdekur sot në kamp, ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Ne po presim ekspertizën mjeko-ligjore. Jam i bindur që ka pamje, të cilat tregojnë se nuk është prekur qoftë edhe një person me dorë. Në mos gaboj është diku 76-79 vjeç.