Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Kurbinit dy mjekët të cilët mjekuan në fshehtësi autorin kryesor të dyshuar për vrasjen e dy biznesmenëve disa ditë më parë brenda një hoteli, përkatësisht Bujar Lika dhe Paulin Gjergji si dhe mbeti i plagosur Kreshnik Tusha.
Mjekët u zbuluan dy ditë më parë se kishin mjekuar Eduart Lamajn, të arrestuar tashmë dhe të akuzuar si autor në vrasjen e dy personave, ndërsa efektivët ranë në gjurmët e tyre duke ndjekur sjelljet dhe veprimet e familjarëve të Lamajt.
Mjekët pritet të dëshmojnë se pse e mbajtën të fshehtë ngjarjen duke shërbyer në mbulimin e një krimi të rëndë, ndërsa do të njihen edhe me akuzën që rëndon ndaj tyre.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post