20:52 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Viktor Tushaj: Titujt e pronësisë në tokën bujqësore duhen shpërndarë në mënyrë urgjente, me taksimin e puseve qeveria tremb qytetarët

18:20 | 09/11/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Viktor Tushaj: Titujt e pronësisë në tokën bujqësore duhen shpërndarë në mënyrë urgjente, me taksimin e puseve qeveria tremb qytetarët

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Viktor Tushaj, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ka folur mbi  temën e shpërndarjes së titujve të pronësisë.
Sipas tij keto tituj pronësie duhet të shpërndahen në mënyrë të menjëhershme për të vazhduar zhvillimi i zonave për shfrytëzim bujqësor.
Po ashtu ai foli gjatë fjalës së tij edhe taksimin për ujin e puseve, ai tha se “Duke trembur banorët e zonave rurale me taksimit për ujin e puseve, qeveria synon të zhvendosë debatin publik mbi çështje inekzistente, vetëm e vetëm që qytetarët të mos i kërkojnë llogari për situatën alarmante në të cilën ndodhet vendi”, u shpreh Tushaj.

Fjala e plotë:

I nderuar kryetar!

Te nderuar kolege!

Të dashur qytetarë!

Në këto 27 vite tranzicion, ligjet e hartuara për sektorë të ndryshëm ekonomiko shoqëror, të gabuara apo të sakta që kanë qenë, nuk kanë shërbyer për zhvillim, e aq më pak për prosperitet të këtij vendi dhe të kësaj shoqërie.

Atje ku ato kanë qenë të mira, barrierë për to ka qenë në rastin më të mirë paaftësia për ti implementuar si duhet, e në rastin më të keq, dashakeqësia dhe synimi për të përfituar nga mos zbatimi i tij.

E lëre pastaj kur vetë ligjet, të bërë në padije totale apo edhe të nxitur nga rrethana dhe situata të panjohura, kanë penguar zhvillimin, prishur raporte dhe ekuilibra apo krijuar edhe konflikte pasojat e të cilave i mbartin brezat.

Peng zhvillimin e mbajnë shumë gjëra, dhe në fakt i kemi renditur të gjitha dhe me zë të lartë kudo por, edhe këtu në këtë foltore.

Droga, krimi, trafiqet, korrupsioni, mos funksionimi i drejtësisë, e shumë të tjera janë faktorë të rëndësishëm të kësaj gjendje alarmante ku ne gjendemi sot.

Por, unë kam bindjen se një ndër faktorët bazë të mos zhvillimit, të  stanjacionit, nivelit të ulët ekonomik, të varfërisë së lartë në vend, të nivelit të lartë të konflikteve, të nivelit të ulët të investimeve, etj etj është mungesa e garancisë së pronësisë mbi tokën.

Komisione nëpër komuna, komisione në qarqe, komisione në prefektura, komisione kudo, por që edhe pas kaq dekadash nuk ua garantuan titullin e pronësisë fshatarëve të këtij vendi.

27 vjet që rropaten shqiptarët për të marrë tokën e tyre, për ta certifikuar me titull pronësie, për të vendosur kufirin e pronës së tyre dhe për ta zhvilluar, pa pasur frikë se vëllai apo kushëriri do ta vrasë se komisioni ua ka mbivendosur, apo pa pasur frikë të shkojë ta punojë tokën se do të gjejë dikë tjetër në arën e tij.

Sot kërkohet zgjatja mandatit të një prej këtyre komisioneve.

Qeveria ka sjellë për miratim disa ndryshime në ligjin për krijimin e titujve të pronësisë së tokave bujqësore. Është e tepërt të pyesim qeverinë se sa herë e ka ndryshuar këtë ligj, pasi as ata vetë besoj se nuk e mbajnë mend diçka të tillë.

Ky Parlament, por edhe ai paraardhës, ka diskutuar mbi çështjen e titujve të pronësisë së tokës bujqësore. Dhe sot jemi sërish në të njëjtën situatë, ku kërkohet të miratohen disa ndryshime, thelbi i të cilave qëndron në zgjatjen e afateve për njohjen e titujve të pronësisë.

Qeveria e tepsisë ka prezantuar si prioritet të mandatit të saj zhvillimin e bujqësisë. Por kjo qeveri nuk mund të përgjigjet se si do të arrihet ky zhvillim, kur fshatarët nuk janë pronarë.

Qeveria ka deklaruar si prioritet zhvillimin e ekonomisë. Vendi ynë, me shumicë rurale, ka motorin e saj ekonomik tek bujqësia. Nga aty mund të vij forcimi i potencialeve ekonomike shqiptare.

Por, shumica e banorëve në fshat nuk janë pronarë. Pra, ata nuk mund të investojnë në ekonomitë bujqësore. Ata nuk mund të investojnë edhe në turizëm, në ato zona ku fshatrat përbëjnë burime të ardhurash, në mal dhe bregdet.

Dhe qeveria flet për zhvillim ekonomik, për projekt “1 miliardësh”, i cili do të bazohet tek koncensionet dhe shpërndarjen e parave me oligarkët. Nuk ka asnjë nismë serioze dhe konkrete se si do të dalë nga mjerimi fshati shqiptar.

Në këtë Parlament, para pak javësh, shumëkush u prek nga fjalët e një vajze të re nga Mirdita, që tregonte për vështirësitë e fshatit. Madje, disa edhe u përlotën nga rrëfimi i saj dhe shumëkush tregoi një habi të rrejshme se si ka mundësi që fshati të jetë në këtë gjendje.

Në fakt, të gjithë e dimë se si është gjendja e fshatit sot. Nuk është vetëm Mirdita. Ashtu është e gjithë zona rurale në qarkun Lezhë, votat e të cilëve përfaqësoj në këtë sallë. Unë mund t’ju rendis vështirësitë ekstreme të çdo fshati në atë zonë, por minutazhi nuk më premton.

Banorët e atyre fshatrave, në pjesën më të madhe, nuk janë pronarë të tokës që punojnë. Kjo i pengon ata që të zhvillojnë investime, të marrin kredi, të përfitojnë grante dhe lehtësira të tjera financiare. Ata janë të detyruar të punojnë me mjete primitive, për të prodhuar kultura bujqësore aq sa për të mbajtur frymën gjallë.

Pavarësisht kësaj gjendjeje, sërish sot në Parlament vjen projekt-ligji për shtyrjen e afatit të ndarjes së titujve të pronësisë. Pra, qeveria, jo vetëm që nuk prezanton zgjidhje, por me projekt-ligjin e sotëm, u thotë banorëve të zonave rurale të Lezhës dhe të të gjithë Shqipërisë: Prisni edhe ca. Duroni burokraci të tjera, zyra, dokumente, ece-jake pa fund, vetëm e vetëm se kjo qeveri nuk e ka mendjen për t’i dhënë dorë zhvillimit tuaj.

Por jo vetëm kaq. Qeveria thotë publikisht se ka ndërmend që të taksojë fshatarët me një taksë absurde-taksën mbi ujin e puseve. Qeveria që nuk realizon investime, nuk ndihmon ekonomitë bujqësore, nuk harton plane zhvillimi, tashmë synon t’u vendosë një taksë edhe për ujin, të cilin fshatarët e nxjerrin nga toka, me investimin dhe mjetet e tyre.

Është e qartë se kjo iniciativë nuk është as realiste dhe as e realizueshme. Këtë gjë e di më së pari qeveria, e cila, nëpërmjet këtij absurditeti, synon të shmangë vëmendjen nga të tjera shqetësime që i duhet të përballojë.

Kjo qeveri duhet të ngrejë tymnaja për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga gjendja me kriminalitetin dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë të kësaj qeverie në trafikimin e lëndëve narkotike.

Duke trembur banorët e zonave rurale me taksimit për ujin e puseve, qeveria synon të zhvendosë debatin publik mbi çështje inekzistente, vetëm e vetëm që qytetarët të mos i kërkojnë llogari për situatën alarmante në të cilën ndodhet vendi.

Tituj e pronësisë në tokën bujqësore duhen shpërndarë në mënyrë urgjente. Më e rëndësishmja është që fshatari të bëhet zot i tokës së tij.

Por, nisur edhe nga realiteti i sotëm, toka bujqësore duhet të jetë me pronar, në mënyrë që kultivuesit dhe trafikantët e narkotikëve të mos e shfrytëzojnë atë për qëllimet e tyre kriminale.

Raportimet policore flasin shpesh për parcela të kultivuara në zona fshatare, në tokë pa pronar. Pra, edhe në aspektin kundër kriminalitetit, është shumë e rëndësishme që toka të ketë pronar atë që e punon dhe prodhon kultura bujqësore. Jo ata që prodhojnë krimin në Shqipëri.

(S.SH/Faxweb)

Etiketa: viktor tushaj
Pas

Taulant Ballën e ka marrë malli për ish-deputetin e PD-së: Ishte i rëndësishëm…për pasdite!

Para

Rama u shpreh me nota të ashpra për median, Dylgjeri:  E bëjmë objekt të Task Forcës “Forca e Ligjit”, por imagjinoni si mund të dalë pas investigimit

Para
Rama u shpreh me nota të ashpra për median, Dylgjeri:  E bëjmë objekt të Task Forcës “Forca e Ligjit”, por imagjinoni si mund të dalë pas investigimit

Rama u shpreh me nota të ashpra për median, Dylgjeri:  E bëjmë objekt të Task Forcës "Forca e Ligjit", por imagjinoni si mund të dalë pas investigimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.