Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar sërish për “Vilën 760 mijë eurosh” që pretendon se është në pronësi të një ish-ministri në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka publikuar një foto të kësaj vile për të cilën thotë se ka dalë në shitje dhe është ulur çmimi.
“E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur”, shkruan Bardhi.
Debate të forta ka pasur mes deputetëve të Partisë Demokratike në sallën e Kuvendit, ku Tritan Shehu dhe Edmond Spaho, shkuan për t’i kërkuar “llogari” Gazment Bardhit, mbi deklaratat e tij se një prej deputetëve të Komisionit të Rithemelimit, ka një vilë të padeklaruar me vlerë 760 mijë euro.
E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur ?? pic.twitter.com/AMCActkkB7
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 12, 2022