“Vila tjetër e Veliajt në Qerret”, kështu e ka hapur sot faqen e parë gazeta e Partisë Demokratike “RD”. Sipas shkrimit të publikuar vila ndodhet në zonën e Qerretit, dhe sipas asaj që duket nga fotot investimi nuk duket që të jetë i pakët.
“Ndërsa, shumë prej shqiptarëve nuk kanë ende një mundësi për të bërë pushime, jo shumë larg Tiranës, në Qerret, Erion Veliaj i gëzohet një supervile, e cila padyshim është një super investim i radhës. Edhe pse pamjet flasin qartë, gjithë eksperienca e marrë nga detyra e re në rikonstruksione, instalime, shtrime pllakash e sheshesh dhe investime me vizion që janë bërë për qytetin, do të pasqyrohet detyrimisht edhe tek luksi i vilës së plazhit”, shkruan RD.
Sipas organit zyrtar të PD-së “por nëse investimet në shkollat dhe kopështet bëhen nga shteti dhe Bashkia, për cilën e Lali Erit kush ka investuar? Të jetë blerë vallë me kursimet e fundit të mamit apo derisa të gjendet alibia perfekte, hë për hë s’do pushojmë fare në Kavajë?”
Nuk dihet sa e vërtetë është vila në fjalë, po rrotull thuhet se ku ka gjë s’është pa gjë. Do të na duhet që të presim një reagim të vetë kreut të Bashkisë së Tiranës.
(E.K/SHUPLAKA)