Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, bashkë me bebin e tyre Archie, e kanë kaluar festën e Krishtlindjes në një vilë që kushton plot 14 milionë dollarë.
Sipas “Daily Mail”, vila me 8 dhoma është në pronësi të një milioneri misterioz. Vila gjendet në ishullin e Vankuverit në Kanada dhe kufizohet nga dy plazhe e ka një pamje të mrekullueshme të gashishullit.
Ditë më parë, u raportua se disa pjesëtarë të tjerë të oborrit mbretëror i kërkuan Harry-t dhe Meghan të ktheheshin në Mbretërinë e Bashkuar për Krishtlindje, kjo edhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të Princit Philip, i cili kaloi disa ditë në spital.
Discussion about this post