18:10 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shokë prej vitesh, policia në gjurmët e vrasësit të Vilson Tafçiut (Zbulohet identiteti, çfarë thanë familjarët e autorit)

11:12 | 22/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet foto/ Kush është 28-vjeçari që u ekzekutua në Astir, çfarë dihet deri tani për të shkuarën kriminale

Policia ka arritur të zbardhë vrasjen e 29-vjeçarit Vilson Tafçiu 2 ditë më parë në zonën e Astirit.

Sipas burimeve për faxweb.al dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është Noel Dishi nga Dibra, banues në Sukth, shok prej shumë vitesh me viktimën dhe dy të rinjtë kishin udhëtuar në disa shtete të Evropës së bashku.

Të njëjtët burime pohojnë se pas pyetjes së familjarëve të autorit të dyshuar ata kanë marrë pohimin se e njihnin Vilson Tafçiun, madje u ishte prezantuar nga Noel Dishi si shok i tij.

Ende e errët mbetet arsyeja që çoi në përplasjen me armë mes dy shokëve, ndërsa si pistë është hedhur fillimisht prishja për pazaret e drogës ndërsa nuk përjashtohet dhe grindja për një femër.

Ndërkohë burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë Tiranë bëjnë me dije se shkak i vrasjes së Vilson Tafçiut ka qenë një konflikt i çastit ndërsa është dokumentuar e gjithë ngjarja:

Njoftimi zyrtar
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir.

Si rezultat i punës profesionale, reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë dhe bërjes së një sërë veprimesh proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari V. T.

Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin V. T.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.

Policia e Tiranës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe fton qytetarët për të bashkëpunuar më tej, në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt

Etiketa: noel dishavrasja astirvrau Vilson Tafciun
Pas

Të djersitura e të lodhura, Marinën dhe Luanën s’i keni parë kurrë në këtë gjendje

Para

“Kujdes shofer i ri”, makina me tre të rinj përfundon në përrua, pamje nga vendngjarja, banori futet në ujë dhe…  

Para
“Kujdes shofer i ri”, makina me tre të rinj përfundon në përrua, pamje nga vendngjarja, banori futet në ujë dhe…  

“Kujdes shofer i ri”, makina me tre të rinj përfundon në përrua, pamje nga vendngjarja, banori futet në ujë dhe…  

Discussion about this post

 



Të Fundit

Studenti kinez që drogoi dhe përdhunoi 10 gra në Londër e Kinë, dënohet me burg përjetë

Vendim i ri: Ministria e Financave zyrtarizohet si përfaqësuese e shtetit në Bankën e Zhvillimit

Irani arreston 24 të dyshuar si spiunë të Izraelit mes tensioneve në rritje

Trump kritikon kryetarin e FED: “Jerome Powell është një fatkeqësi për ekonominë”

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: Është në paraburgim në shkelje të procedurës, hetimet nisën që në 2016, Meta u trajtua si nën regjimin Ayatollah-ut

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

Presidenti Begaj në vizitë zyrtare në Kalabri për të forcuar lidhjet me komunitetet arbëreshe

BE ndan 17 milionë euro për të mbajtur infermierët brenda Unionit

Netanyahu: Me ndihmën e SHBA, fushata mund të rrëzojë regjimin iranian por nuk është aq e thjeshtë

70-vjeçari dyshohet se vdiq nga arresti kardiak në “Gropën e ujërave termale” në Peshkopi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.