Gazetari Vincent Triest për “Fax News” ka deklaruar se qeveria shqiptare duket të analizojë pse po largohen çdo ditë shqiptarët nga vendi. Ai theksoi më tej se çështja e klandestinëve dhe ajo e krimit janë çështjet më të nxehta në Hollandë këto ditë.
“Problemi im më i madh është që klandestinët rrezikojnë jetës për një jetë më të mirë. Më e rëndësishme është pse ikin njerëzit. Çfarë mund të bëjmë që shqiptarët të mos ikim më. Unë di një rast që shqiptarët janë transportuar drejt Anglisë me kamion frigoriferik. Këto janë gjëra shumë të rrëzikshme pasi rrezikohet jeta e njeriut. Të marrim masa për të ndihmuar këta njerëz. Rreth 95% e shqiptarëve se integrimi i Shqipërisë në BE është diçka pozitive. Dëshira është e madhe për t’u integruar por duhet të plotësohen. Por kështu është e imazhi i vendit jashtë që duhet të përmirësohet.
Unë mendoj se jemi shumë larg për t’u integruar në BE. Çështja e klandestinëve dhe ajo e krimit janë çështjet më të nxehta në Hollandë këto ditë. Sidmos në opionin puiblik kjo tema e emigraconit është një temë shumë e nxehtë. Holandezët thonë se si ka mundësi që 70% e klandestinëve janë shqiptarë në Hollandë. Shumica e shqiptarëve nuk i marrin dot dokumentet aty. Shqipëria që sot të analizojë arsyet pse njerëzit largohen dhe duhet të frenohet ky problem.”, u shpreh Vincent Triest. (J.V/Faxweb)