Pas grabitjes së kryer në Rinas të 6.5 milion eurove nga persona ende të pa identifikuar nga policia, ndërkohë që vijojnë përplasjet koncensionar-qeveri për faktin se kush është përgjegjës për rastin, mesa duket rrjeti ka vendosur ta marrë vetë situatën “nën kontroll”, duke marrë “masa” referuar ngjarjes përmes publikimit të një video, për kontrollet e rrepta të mara nga kinezët në aeroport.
Vidoja ironizuese me logon “Rinasi merr masa pas grabitjes”, ku në të shihet një person i cili bënë check in-in së bashku me mallrat, në një mënyrë ndryshe nga ato të cilat jemi mësuar të shohim zakonisht, është bërë virale në rrjet.