Gjatë periudhës së fundit është vënë re një numër i shtuar i femijëve që kërkojnë ndihmë në qendrat shëndetësore si pasojë e përhapjes së virozave sezonale. Në një intervistë për Fax News, me gazetaren Sedjana Huna, mjekja pediatre Ikbale Lami na tregon më shumë për situatën në vend.
Ajo ka këshilluar prinderit se kur duhet t’i drejtohen mjekut në rast se fëmijët e tyre shfaqin simptoma të viruseve sezonale. Mjekja pediatre thekson dhe njëherë rëndësin e kujdesit të shtuar për femijët gjatë kësaj periudhe delikate për shëndetin e tyre.
Virozat e stinës janë ciklike, domethënë që çdo vit në stinën e ftohtë fëmijët preken nga infeksionet virale dhe nga viruse që kryesisht prekin aparatin respirator, edhe atë gastro/intestinal Fëmijët manifestojnë kryesisht temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje ose forma të tjera.