SHBA- Presidenti i Amerikës, Donald Trump reagoi sot dukë thënë që do të marrë vendime të forta ndaj Kinës duke urdhëruar hetim në Pekin pasi ajo ishte e informuar më parë për virusin dhe mund të luftohej më shumë për pandeminë COVID-19
Trump tha se OBSH-ja po sillej sikur punonte për Kinën, duke shtuar se do të lëshonte një ‘rekomandim’ për mënyrën se si OBSH duhet të merret me Kinën. Në fillim të kësaj jave ai kërkoi që Pekini të paguante dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara nga koronavirusi në SHBA duke këmbëngulur që kishte fshehur pandeminë e COVID-19.
Ndërkohë një raport i publikuar nga mediat vendase thuhet që është zbuluar se Shtëpia e Bardhë urdhëroi hetime të inteligjencës për tu marrë me studimin e virusit nëse ai është fshehur vërtetë nga Kina.
Ndërsa Trump u shpreh se: Ne jemi kontribuesi më i madh i OBSH, por ata na mashtruan. Nuk jemi të lumtur me këtë gjë, pasi dhe Kina nuk na tregoi të vërtetën. Ne mund t’i kishim bërë ballë nëse do të informoheshim më parë për pandeminë.
Discussion about this post