Shënohet rasti i parë i prekur nga virusi i ri kinez në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve tha se nga virusi është prekur nga një udhëtar që mbërriti nga Kina në Seatle.
Sipas “BBC”, pacienti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Uashington dhe tani gjendja e tij ndodhet nën kontroll.
Virusi, i cili u përhap nga qyteti kinez Wuhan, ka infektuar deri tani pothuajse 300 njerëz, ndërsa gjashtë persona kanë vdekur.
Koreja e Veriut ka mbyllur përkohësisht kufijtë e saj për turistët e huaj në përgjigje për t’i bërë ballë virusit. Njoftimi se Koreja e Veriut po ndalon hyrjen për turistët e huaj erdhi nga vetë autoritetet.