02:03 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Virusi i rrezikshëm kinez/ ISHP: Gripi ka pësuar rritje në 2020-ën, cilat janë simptomat

12:23 | 20/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Virusi i rrezikshëm kinez/ ISHP: Gripi ka pësuar rritje në 2020-ën, cilat janë simptomat

ISHP ka reaguar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në lidhje me situatën e gripit në vend, duke marrë shkas nga virusi i rrezikshëm që është shfaqur në Kinë, i cili ka prekur me mijëra njerëz.

ISHP thekson se në javën e dytë të 2020 në Europë aktiviteti i gripit ka pësuar rritje.

Virusi i rrezikshëm shkaktoi 700 të vdekur në të gjithë botën në vitet 2002-2003 kur shpërtheu si epidemi. Zyrtarisht, Kina njoftoi “pastrimin” nga ky virus në vitin 2004. Por mesa duket është shfaqur sërish.

Informacion i përditësuar/ Situata e Gripit

20 Janar 2020- Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, Instituti i Shëndetit Publik informon se prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rritje në javën e dytë të 2020.

Prej fillimit të vitit në vend është evidentuar qarkullimi i viruseve A/H1pdm09, A/H3 dhe B të gripit.
Prej javës 43 deri në javën 02 janë grumbulluar 216 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës. Nga testimi i tyre në 27 (12.5%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 19 (70.4%) virusi i tipit A dhe 1 (29.6%) virusi i tipit B. Nga 19 viruset e tipit A 13 (68.4%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 6 (31.6%) të nëntipit A/H3, pra edhe në Shqipëri vihet re mbizotërim i virusit të gripit A/H1pdm09.

ISHP bën me dije se aktiviteti i virusit të gripit, shpërndarja dhe tipi apo nëntipi dominant për Kontinentin Europian janë po të njëjtit me vendin tonë. Në javën e dytë të 2020 aktiviteti i gripit në Evropë paraqet rritje, pavarësisht se shumica e vendeve raportojnë aktivitet bazë ose të ulët. Që nga fillimi i sezonit mbizotërojnë viruset e tipit A dhe tipit B.

Instituti i Shëndetiti Publik fton të gjithë qytetarët të kujdesen për higjenën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni, ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orjentim për periudhën e sezonit të gripit.

ISHP gjithashtu ka publikuar 10 pika me këshilla dhe udhëzime se çfarë është ky virus, nga se shkaktohet dhe si duhet të kujdesemi për higjënën vetjake.

1. Çfarë është koronavirusi?

Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

2. Çfarë është një koronavirus i ri?

Koronavirus i ri është (nCoV) është një lloj (shtam) i ri i koronavirusit i cili nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.

3. A mund të infektohen njerëzit me koronavirusin e ri ku si burim infektimi janë kafshët?

Hetimet e hollësishme në Kinë në vitin 2002 kanë zbuluar se SARS-CoV u transmetua nga macet te njerëzit, kurse në Arabinë Saudite në vitin 2012 u zbulua MERS-CoV nga devetë te njerëzit. Njihen disa koronaviruse të cilët po qarkullojnë në kafshë, por që akoma nuk kanë infektuar njerëzit. Ndërkohë që survejanca në të gjithë botën përmirësohet, ka të ngjarë që të identifikohen më shumë koronaviruse.

4. Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

5. A transmetohet koronavirusi nga njeriu tek njeriu?

Po, disa koronaviruse mund të trasnmetohen nga njeriu tek njeriu, zakonisht pas një kontakti të ngushtë/të afërt me një pacient të infektuar, në mjedisin e punës ose në një qendër të kujdesit shëndetësor.

6. A ka vaksinë për këtë lloj të ri të koronavirusit?

Kur një sëmundje është e re, nuk ka vaksinë për të, dhe mund të duhen disa vite derisa të prodhohet një vaksinë e re.

7. A ka një trajtim/mjekim për koronavirusin e ri?

Nuk ka një mjekim/trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga një koronavirus i ri. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit.

8. Çfarë duhet të bëj për t’u mbrojtur?

Rekomandimet standarde për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh përfshijnë: ruajtjen e higjienës së duarve dhe të frymëmarrjes, praktikat e higjienës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje.

9. A janë personeli shëndetësor i riskuar nga koronavirusi i ri?

Po, ata mund të jenë të rrezikuar nga koronavirusi i ri, pasi personeli i kujdesit shëndetësor janë në kontakt me pacientët më shpesh sesa popullata e përgjithshme. OBSH-ja rekomandon që personeli i kujdesit shëndetësor të zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme masat e duhura të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit.

10. Cilat janë rekomandimet për vendet?

OBSH inkurajon të gjithë vendet të rrisin survejancën për infeksionet e rënda respiratore akute (SARI), të shikojnë me kujdes çdo model të pazakontë të këtyre infeksioneve ose pneumonisë dhe të njoftojnë OBSH-në për çdo rast të dyshuar ose konfirmuar të infeksionit me koronavirusin e ri. Vendet inkurajohen të vazhdojnë të forcojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (2005).

Etiketa: gripigripi ne kineISHPvirusi kinez
Pas

Dosja “Avdylaj” pjesë e 339, SPAK çon në gjykatë 63 të pandehur

Para

Afate kritike për formimin e qeverisë/ Albin Kurti refuzon Thaçin, Presidenti ia dërgon dekretin Kuvendit

Para
“Ka 48 orë kohë për propozimin e emrit të kryeministrit”, VV përgënjeshtron deklaratën e Thaçit pas takimit me Kurtin

Afate kritike për formimin e qeverisë/ Albin Kurti refuzon Thaçin, Presidenti ia dërgon dekretin Kuvendit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.