Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka shprehur ngushëllimet për drejtorin e Rezervave të Shtetit për rajonin e Veriut, Ndue Marinaj i cili u bë viktima e pestë nga COVID-19.
Me anë të një mesazhi në mediat sociale Gjonaj shkruan se sot kemi një kontributor të shquar më pak.
Postimi i plotë
Të nderuar miq, fati i keq e deshi që sot të jem I detyruar të ndaj me Ju lajmin e kobshëm për humbjen e mikut tonë të përbashkët, Ndue Marinaj.
Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh.
Ndoja I cili iku sot ashtu në menyrë të pakuptim, do të mbahet mend gjatë si një prej kontributorve më të mëdhenjë në bashkinë tonë, jo vetëm si një biznesmen I suksesshëm gjurmët e të cilit I ndjejm kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat I ndihmonte ashtu në heshtje, me togfjalshin e vetem “E bëj për Zotin”, tek I cili u dorëzua sot.
Personalisht pata fatin ta njoh që në rinin e hershme të tij, dhe gjithnjë Ndoja është dalluar në shkollë, në shoqëri, e më tej dhe në punë, si njeriu I gjendshëm kurdo e kudo.
S’fundmi si drejtor rajonal I Rezervave të Shtetit për zonen e Veriut me qendër në Pukë, Ndue Morinaj do të mbahet mend gjatë për gadishmërin dhe korrektësin në çdo rast ndërhyrje dhe veprimit .
Sot Puka ka një kontributor të shquar më pak!
Do të na mungoj një prej djemve të zellshëm që nuk reshti së kontribuari për vendlindjen e tij!
Do të na mungoj një prej drejtuesve që krijoi modelin e menaxhimit të një strukture jo pak të lehë.