Credins bank, në partneritet me Visa, lançon një fushatë të re promocionale, V-CARB, që synon të sjellë kënaqësi dhe shpërblime të veçanta për klientët besnikë shqiptarë. Ky bashkëpunim strategjik është një tjetër hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të eksperiencës së klientit dhe ofrimit të përvojave unike që tejkalojnë pritshmëritë dhe bashkëpunimin e veçantë mes dy brandeve të njohura.
Si një iniciativë ambicioze, kjo fushatë synon të shpërblejë klientët e kartës Visa nga Credins bank me një eksperiencë të jashtëzakonshme. Për herë të parë në Shqipëri, një fitues do të përzgjidhet përmes shortit dhe do të udhëtojë çift drejt Budapestit për të ndjekur garën e Formula 1 live. Ky udhëtim përfshin benefite ekskluzive si:
- Akomodim luksoz prej 4 netësh në hotel me 5 yje.
- Dy bileta VIP Paddock Club, që ofrojnë akses premium gjatë fundjavës së garës.
- Kartë Visa me 400 dollarë për shpenzime.
- Transport i organizuar në qytet dhe në pistën e garës.
- Dhuratë mirëseardhjeje nga Visa.
Kjo paketë siguron gjithashtu komoditet maksimal si dhe mundësi unike për të vizituar Pit Lane Walk, takime me pilotët e Formula 1 dhe vizita në garazh, duke krijuar një eksperiencë të paharrueshme.
Pjesëmarrja në këtë lojë promocionale është fare e thjeshtë.
Çdo klient i kartës Visa nga Credins bank që kryen minimumi tre transaksione mujore dhe shpenzon së paku 30,000 lekë/muaj me kartën Visa gjatë periudhës 14 Prill – 15 Qershor 2025, bëhet automatikisht pjesë e shortit. Ky mekanizëm i lehtë dhe i arritshëm është projektuar për të siguruar që çdo klient të ketë mundësi reale për të fituar.
Ky bashkëpunim mes Visa dhe Credins bank dëshmon edhe një herë angazhimin mes palëve për t’i vendosur klientët gjithmonë në qendër të çdo iniciative.
Nga digjitalizimi i produkteve dhe shërbimeve e deri te krijimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët, që synon t’u ofrojë atyre zgjidhje moderne dhe inovative që plotësojnë nevojat e tyre në çdo kohë. Visa dhe Credins bank kanë një partneritet shumë të gjatë duke sjellë herë pas here bashkëpunime të frytshme, jo vetëm në nivel biznesi por gjithashtu edhe duke ndikuar në komunitetin e gjerë.