14:54 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Visar Zhiti shpërthen ndaj Presidentit: Nishan pa nishan, mediokër, gjoja president që flet për Kushtetutë!

10:49 | 20/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Visar Zhiti shpërthen ndaj Presidentit: Nishan pa nishan, mediokër, gjoja president që flet për Kushtetutë!

Dekretimi nga ana e Presidentit Nishani të emrit të Fatmir Xhafajt për Ministër të Brendshëm nuk është pritur aspak mirë nga shumë njerëz.

Një prej atyre që kanë reaguar ashpër është edhe shkrimtari dhe diplomati shqiptar Visar Zhiti.

Ai e ka quajtur Nishan pa Nishan presidentit duke i kërkuar atij që të ikë sa më parë nga detyra që mban.

SHKRIMI I VISAR ZHITIT për ‘’GSH’’:

NUK I SHPËTON DOT LAJMIT QË TË PËRNDJEK… ËSHTË ME PRESIDENT…

Larg Vendit, përtej oqeanit, në kontinentin tjetër, ku shpreson të përthithësh paq qetësi ndryshe, ku ke shkuar për pushime e vizita mjeksore, zemer, tension, nerva, etj, e ke këtë fat tani, je në Çikago, ku ende ka pllanga bore të pashkrirë dhe pranvera të duket e ftohte, por e shendeteshme, gjithsesi nuk i shpëton dot “lajmit” të Vendit tënd vogēlan e të varfër, që  të ka mashtruar, persekutuar e vrarë, po ti nuk i ndahesh, aq sa nuk të ndahet, e do sa nuk të do, që megjithese ka ndryshuar shumë e ka bere përpara, diktaturen e ka kthyer në demokraci, persekutorët në… nuk po flas, thjesht jam i goditur nga lajmi me president…

Ja, qe dhe vendi im ka nje president, qe s’i qe kujtuar të ishte, por eshte e nuk i iket, fyes ndêrkaq, se ikja e tij sa më parë i duhet Vendit,  një hiç-president, keshtu thonë per të, që nuk i shpëton dot karikaturës së tij përndjekëse, Klanit të tij, aq sa mizor, po aq dhe mediokër.

Kështu thonë. Ai, gjoja president, flet per kushtetutë, se keshtu duhet, kur në përmbajtje eshte kunderkushtetues, flet për rregulla demokratike, kur ai eshte shkelje e tyre flagrante, flet per diktaturen e dikurshme, kur është vegël e saj e mbetur, flet per të persekutuarit, kur vetë eshte persekutor, edhe pse i paaftë. Dekoron pa nderprerje, nga qe e di qe nuk kane vlere, nishane pa nishan, thonë.

Ti nuk do të doje të flisje për të, por ja që flasin, ndjehesh i detyruar, se lajmi i tij ka ardhur deri ketu, i ngjashëm me gjarprin… Po te duhet një antidotë kunder lajmit nga vendi… dhe rishoh dy poezi nga libri qe po perfundoj këtu, eshtë me ese, kritikë, përshkrim udhëtimi, me perkthime dhe ka poezi. një perzierje kunder perzierjes, kujtesë kunder harrresës së keqe, peng dashurie, bashkëbisedim brezash, ati me birin, etj, etj, por ja, si vandal i pa ditur futet presidenti.

Libri eshte në proces, drejt fundit, por dy poezi të tij me kane mbetur në dorë: t’i fut apo jo?! Të parën e kam shkruar unë, nuk do te doja, as s’e di pse u bë… të dytën po, e kam perkthyer me zell, eshte e Evgenij Jevtushenkos për partitë. Edhe ai ketej është ne SHBA, emigranti i madh, poet i njohur ruso-sovjetik, problemor dhe me probleme, kritikues dhe i kritikuar…

Edhe unë do të doja të ikja me presidente si ai nga vendi im  vrastar… por nuk po zgjatem e po them tjetër gjë, që, psh, poezive duhet t’u mjaftoje vetvetja ose le te flasin vetë ato. Janë politike, prandaj vendosni ju, grisini ose shperndajini… E si mund t’i pergjigjesh lajmit me Presidentin më absurd qe vjen nga vendi yt i paket? Që e emëruan nga qe s’kishte emër, duhej nga që s’duhej. Poezinë, qe nuk eshte antikushtetuese, po përdor ndaj së keqes… (E.K/SHUPLAKA)

Visar Zhiti dhe Bujar Nishani
Etiketa: nishanipresidenti nishaniskrimtariVisar Zhiti
Pas

Meta në Lushnje: Politika ka për detyrë t’i zgjidhë problemet, t’i pakësojë, e jo t’i shtojë

Para

De Biazi publikon listën e plotë të lojtarëve, sulmuesit në ”tkurrje”

Para
INTERVISTA e De Biazit: Italia një “dashuri vere”, eksperienca me kombëtaren shqiptare

De Biazi publikon listën e plotë të lojtarëve, sulmuesit në ''tkurrje''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Anuela Ristani me “dorë të hekurt”, shkarkon nga Bashkia e Tiranës bashkëpunëtorët e Erion Veliajt

Kuvendi rikthehet me seanca plenare më 29 maj! Kryetarja Spiropali firmos vendimin

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, arrestohen dy persona

Manastirliu: Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në testin kombëtar VANAF

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

Ministri Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

Elisa Spiropali: Humbëm Artan Lamen, njeri i dijes dhe pasionit për Shqipërinë

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.