Vrásja e dy vëllezërve Haxhia në Durrës ka për momentin dy autorë të dyshuar të cilët janë ndaluar nga policia. Megjithatë kjo çështje ka ngjallur debat në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme midis gazetarit Artan Hoxha dhe avokatit të Altin Ndocit, Saimir Visha.
Sipas këtij të fundit, klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe ai nuk është i implikuar në asnjë prej provave të paraqitura nga policia. Teksa gazetari Hoxha po përshkruante ngjarjen e ndodhur dhe faktet e ditura deri në këto momente duke iu referuar deklaratës së Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu, avokati ndërhyri duke thënë se këto fakte janë të pavërteta dhe se gazetari nuk duhet të flasë në këtë mënyrë
Artan Hoxha: Unë nuk hyj te puna jote, nuk më intereson puna jote, as klienti jot, ke një deklaratë të policisë së shtetit, pse si ke bërë padi Ardi Veliut….. Saimir Visha: Nuk mund të flasësh me këtë gjuhë, prezumoi njerëzit të pafajshëm njëherë, unë ti bëj padi?
Artan Hoxha: Po meqë ti po thua këto nuk janë të vërteta. Deklarata thotë janë ndaluar dy persona me këto prova… ne nuk po fajsojmë njeri. Nuk mund të themi se ai djali është kot aty….Saimir Visha: Mos i hidh benzinë zjárrit, nuk flitet kështu është gabim kështu si po flet, po është kot aty duhet të dalë që sot. Nuk flitet dot në këtë mënyrë.
Artan Hoxha: Unë nuk të them dot ty që je gabim dhe as ti nuk më thua dot mua që jam gabim. Si mos ti referohem deklaratës së drejtorit të policisë së shtetit?…..Saimir Visha: Po s’mund të thuash ti në bazë të një deklarate qe ka fajësi, jo nuk mund ti referohemi. Nuk jemi në sistem inkuizitor por në sistem akuzator o miku im duhet të presim hetimin
Artan Hoxha: Mos ja fut kot…..Saimir Visha: e ke shumë gabim këtë të folurën!
Artan Hoxha: Unë po të pyes për deklaratën e prokurorit ti thua se nxjerr se është sekret hetimor, as unë nuk e nxjerr se është sekret hetimor…..Saimir Visha: Ca thua kështu se nuk flitet kështu
Artan Hoxha: ti po thua gjykata e ka lënë në burg se ka bërë presion media, mos u bëj qesharak…. Saimir Visha: po prandaj e kanë lënë, të flasim me qetësi.