Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit me burg për dy të arrestuarit Altin Ndoci, dhe një 22 vjeçar, të cilët dyshohen si autor të katër vrasjeve në qytetin e Durrësit., përfshirë dhe atentatin e apak ditëve më parë ndaj vëllezërve Haxhia.
Dy të dyshuarit u shoqëruan në ambientet e jashtme të Gjykatës nga një numër shumë i madh i forcave të sigurisë. Dy personat dolën një e nga një për t’u njohur me masën e sigurisë, në mënyrë që të shmangej një përballje mes tyre, pasi 22-vjeçari është bërë i penduar i drejtësisë.
Avokati i Ndocit, Saimir Visha tha se nuk ka asnjë provë që implikon klientin e tij në vrasje, dhe tha se ai nuk e ka pranuar akuzën të cilën i është bërë nga ana e prokurorisë.
Ekspertiza balistike ka provuar se janë të njëjtat ármë, që janë përdorur në këto vrásje ndërsa në njërën prej tyre, tip “Kallashnikov” është provuar se nuk janë zrbrazur të gjithë plùmbat në krehrin e tij. Ka qenë shoku i tij bashkëpunëtor që e ka trádhëtuar Ndocin pasi ka rrëfyer gjithë ngjarjen dhe detajet e saj duke vijuar se organizator i krimeve në fjalë është 33-vjeçari Altin Ndoci.
Mbështetur në ifnormacione të dala nga grupi hetimor, por edhe në faktin se Ardi Veliu e pohoi diçka të tillë ndonëse jo si fakt të kryer, se në ngjarjen e fundit në Durrës, kanë marrë pjesë më shumë se 2 persona, nga ata që janë árrestuar.
Bëhet fjalë për 4 persona të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Siç e kemi raportuar edhe më herët, ka qenë bashkëpunëtori i Ndocit që e ka treguar ngjarjen dhe që ka çuar edhe në árrestimin e 33-vjeçarit, pasi është kapur dy ditë më parë.
Ai u kthye në të penduarin e drejtësisë dhe bashkëpunoi me organet e hetimit, duke mohuar në çdo rast se ishte vetë ideator në ndonjë vepër pènale të kryer. Dëshmia e tij ka çuar policinë tek ármët si dhe tek faktet e reja që implikonin Altin Ndocin aq sa u lokalizua dhe árrestua në kohë rekord.
Siç dëshmoi edhe numri një i Policisë së Shtetit, blutë kanë përdorur për zbardhjen e kësaj vrásje edhe përgjimet telefonike dhe ato ambientale. Sipas informacioneve policore, ky grup kríminal vepronte në zonën e Shkozetit në Durrës.
Duke sjellë në vëmendje vrásjen e vëllezërve Haxhia, vlen të theksohet fakti se edhe ata dyshohej se ishin të përfshirë në trafikimin e drôgës brenda Shqipërisë, por që sillnin edhe nga jashtë vendit.
Ajo çfarë e bën interesante lidhjen e ngjarjes dhe të dy átentateve njëri pas tjetrit me bilancin tragjik është fakti i lidhjes së vëllezërve Haxhiu me dy punonjësit e servisit që u vranë në fillim të Marsit, Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdian.
Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza punonin në një servis në zonën e Shkozetit së bashku ndërsa ky i fundit kishte qenë në bùrg, ku ishte dënuar me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike. Shkoza kishte lënë qèlinë në vitin 2010, por duket se e kanë ndjekur pas problemet që lidhen me trafikun e drogërave në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ajo që e bën dhe më interesante situatën është fakti se Shkoza ka qenë subjekt i OFL-së, po ende pa iu përmendur emri nga zedhënësja seksi e policisë, duket se e kanë pasur më të lehtë që ta gjejnë kriminelët. Pista e parë e hetimeve u raportua se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërsa nuk u përjashtua pista për prishje pazaresh. Është gjetur gjysmë e djegur makina që dyshohet se kanë përdorur autorët në vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur më 2 Mars në Shkozet të Durrësit.
Burime bëjnë me dije se autorët e kanë braktisur mjetin në afërsi të Bishtit të Zhurit, në rrugën ku futesh për në Rrogozhinë, dhe dyshohet se janë larguar prej aty me një mjet tjetër. Mjeti që është përdorur në këtë ngjarje të rëndë, i ka pasur targat e vjedhura.
Dy vëllezërit që humbën jetën pasditen e së hënës në Durrës Besmir dhe Viktor Haxhia, i pari biznesmen dhe i dyti avokat në qytetin e Durrësit janë viktimat e një èkzekutimi máfioz që ndodhi rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash. Sipas burimeve nga grupi hetimor ka gjetur 55 gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe dyshohet të jetë qëllùar nga dy armë. Mësohet se vëllai i Viktorit, Besmiri ka qenë me precedent penalë jashtë vendit dhe njihet edhe me nofkën Miri i Kolës. Burimet pranë tyre thonë se ai ka jetuar në Hollandë për një kohë të caktuar ku edhe është marre me biznes dhe më pas është kthyer në Shqipëri. Dyshimet janë hedhur se ai ka qënë objektivi i atentatit, që i ka marrë jetën edhe të vëllait.