11:39 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vishaj tregon prapaskenat: Gjyqtarëve po iu numërohen fustanet e grave, pse nuk hetohen gazetarët, mjekët…

08:16 | 03/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vishaj tregon prapaskenat: Gjyqtarëve po iu numërohen fustanet e grave, pse nuk hetohen gazetarët, mjekët…

A kanë frikë gjyqtarët nga Vetingu dhe a është ky procesi më i drejtë që mund të bëhej? Kreu i dhomës së penalistëve Saimir Vishaj, i ftuar në emsionin e mëngjesit në ‘’Fax News” ka rezervat e tij për mënyrën sesi po kryhet procesi i spastrimit të ‘’pallatit të drejtësisë”.

Problemet që nxjerr Vishaj janë disa, teksa paralajmëron se do të ketë edhe më shumë çudira, kur do të kalojnë vetingun shkallët më të ulëta të gjyqësorit, për shkak të nivelit të ulët profesional të tyre.

Ai thotë se është e papranueshme që një gjyqtar të kushtetueses ta hetojnë tre persona të propozuar nga partitë politike, duke hedhur pikëpyetje për procesin selektiv.

Vishaj thotë se gjyqtarëve po iu shkelet privatësia me kontrollet që u janë kryer në banesat e tyre, duke iu numëruar dhe fustanet e grave.

Vishaj u shpreh: Më i rrezikshëm është ai që është i paaftë nga ana profesionale, gjyqtarët nuk janë të trembur po janë të asfiksuar. Deri më tani Vetingu ka prekur vetëm majat, kur të arrijmë te gjykata e shkallës së parë dhe e shkallës së dytë do të ketë çudira.

Kjo është një nga reformat më të ashpra, ndaj edhe ka nisur me ritme të ngadalta. Më shumë i është mëshuar pasurive dhe jo anës profesionale, që mua më duket se është shumë selektive. Ne nuk dimë ende nëse kanë kaluar në Veting ata që bëjnë vetingun, po u emëruan me lista partiake, prandaj edhe mendoj se derimë tani procesi ka qenë selektiv.

Problemi është se ku do të shkojnë paratë e tyre, kujt do ti kthehen, pasi qëllimi duket se është bërë vetëm denoncimi i pasurive, çdo ndodhë më vonë?

Mua më duket e papranueshme që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese të vendoset nën hetim nga tre persona që janë zgjedhur nga partitë. Për mua ky proces duhej të ishte bërë nga vetë gjyqtarët, pasi një pjesë shumë e mirë e tyre marrin bukë me vete dhe s’kanë lidhje me korrupsionin.

Po a mjafton procesi i Vetingut vetëm për sistemin e drejtësisë? Për Vishajn gjyqtarët nuk janë të vetmit që mund të kenë abuzuar me detyrën. Ai thotë se ka gazetarë, moderatorë dhe mjekë me vila miliona euroshe. Po sigurisht që procesi duhet të vazhdojë dhe me politikanët, madje sipas Vishajt nuk kemi drejtësi sa kohë nuk ka persona të lidhur me qeverinë të arrestuar.

Vishaj u shpreh: Ka gazetarë dhe moderatorë që kanë pasuri më të mëdha se gjyqtarët. Po ashtu edhe me mjekët, unë kur kam ardhur fillimisht në Tiranë, kam dëgjuar njerëz që më thonin kjo është vila e filan doktori apo e filan mjeku.

Kanë nisur kontrollet për gjyqtarët në banesat e tyre, kanë shkuar që ‘tiu numërojnë fustanet e grave. Kjo është një shkelje e hapur e privatësisë. Ju trokasin në derë në mëngjes ose në mbrëmje duke iu prishur jo pak qetësinë e fëmijëve të tyre.

(E.K/FAXWEB.AL) 

Pas

Kapo i kokainës djali i ish-gjykatësit Gradica? Gazetarja publikon fakte të reja

Para

U rendit mes 10 liderve më aktivë në Facebook, kë falenderon që me mëngjes Edi Rama

Para
‘Tirana mbushet me kulla, mua më nxjerrin kleçka për çatinë’, Rama sherr me komentuesit për të mbrojtur Veliajn

U rendit mes 10 liderve më aktivë në Facebook, kë falenderon që me mëngjes Edi Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve Shqiptare”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Vendimi/ U arrestua në Orikum për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun! 41-vjeçari: S’kam lidhje me ngjarjen

Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve

Zbulim makabër! Gjenden 32 trupa të pajetë në “varre sekrete” në Meksikë

DASH: Aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Vetëplagosje dhe humbje ‘gjurmësh’, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë gjatë orëve të fundit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.